Një sulm me breshëri plumbash ndaj Top Channel orët e para të mëngjesit të së hënës ka alarmuar vendin tonë. Jo vetëm për cënimin e lirisë së fjalës e jetës në një nga institucionet më të rëndësishme, por edhe për shkak se një i pafajshëm u nda nga jeta.
Roja i sigurisë Pal Kola, 60 vjeç, humbi jetën teksa ndodhej në punë pasi një plumb rikoshet e goditi gjatë sulmit.
Pak metra larg Top Channel ndodhet shtëpia e "Big Brother" dhe banorët kanë dëgjuar krismat. Siç është parë në video Qetsori, Nita e Kristi ndodheshin në oborr dhe pasi dëgjuan të shtënat filluan të komentojnë.
Por, ditën e sotme njerëzit në mediat sociale kanë ngritur një pyetje: Mos ndoshta kjo ngjarje do sjellë mbylljen e parakohshme të formatit. Për më tepër kanë edhe disa arsye:
- Së pari, nuk është publikuar promo e spektaklit të sotëm siç ndodh gjithmonë.
- Së dyti, në shtëpi nuk është dërguar asnjë zarf lidhur me lojërat e javës siç ndodh në çdo fillim jave.
- Së treti, familjarët e banorëve janë të shqetësuar për jetën e tyre. Edhe pse publikisht nuk ka pasur reagime, ka zëra që thonë se shumë kanë kërkuar daljen e familjarëve të tyre.
Deri tani nuk ka asgjë zyrtare e na mbetet të presim vendimin që do merret. Kujtojmë se produksioni vendosi shtyrjen e reality-showt me një muaj, duke lajmëruar finalen në 6 maj ditën e shtunë.