Ish-banori i 'BBVIP' Ronaldo Sharka ka qenë mjaft aktiv në rrjete sociale së fundmi. Një nga postimet që ka bërë shumë bujë ka qenë edhe ai kundrejt Nita Latifit, me captionin: 'O Nita o pasha, fito Big Brother-in se bëm shaka'

Teksa ky postim nuk është pritur mirë nga disa shumë komentues, duket se Ronaldo është prekur shumë nga njëri prej komenteve, ku i është përmendur edhe babai i tij i ndjerë.

Ai ka reaguar duke thënë se do të ndjekë penalisht personi që fshihet pas të tilla fjalëve.

“Midis shumë komenteve negative, më bëri përshtypje ky. Dhe përmbajtja mund ta dëshmojë qartazi se përse. Pasi lexova këtë koment, tani nuk habitem më për asgjë.

Pas kaq shumë kohësh vendosa të publikoj një koment në story. Kushdo që fshihet pas kësaj faqeje që ka shkruar këtë koment, do të kujdesem personalisht dhe do të kthehet në një nga qëllimet e mia kryesore, ndjekja penale ndaj kujtdo që fshihet pas këtyre fjalëve të pa justifikueshme.

Kam treguar gjatë gjithë kësaj kohe që më njihni, që unë ‘mbaj shumë’, por kjo i kalon limtet, tani mbani pasojat ligjore”, shkruan Ronaldo, teksa ka postuar edhe komentin ofendues.