Sikurse është zbuluar tanimë Olta dhe Luizi do luajnë një film së bashku, pjesë e të cilit do jenë edhe banorë të tjerë të “Big Brother”. Është raportuar se Olta dhe Luizi do të jenë çift, burrë e grua. Filmi do të ketë intrigë, histori dhe tradhëti, ku protagonistët kryesorë do të jenë padyshim dyshja Luiz-Olta.

Thuhet se bëhet fjalë për një film në të cilin ngjarjet zhvillohen në Korçë, të paktën në draftin e parë të skenarit. Skenari i filmit është shkruar nga Koloreto Cukali, ndërsa Top Channel është producent.

Por, a do jetë pjesë e filmit një personazh i pandarë i kësaj dyshe në “Big Brother VIP”, Armaldo Kllogjeri”? Vetë tenori e ka mohuar të ketë rol në atë film.

“Kam dëgjuar që do të bëhet një film ku do të jetë Luizi dhe Olta, por unë nuk jam.”-tha ai për “Më lër të flas”

Sakaq, i pyetur nëse ka kërkuar bashkëpunim me Luizin, Maestro tha se kjo nuk është e vërtetë, madje mes tyre nuk ka pasur fare komunikim.

“Nuk është e vërtetë se ne nuk kemi komunikuar fare me njëri-tjetrin. Unë pres që Luizi të kërkojë bashkëpunim me mua, jo unë me Luizin.”-tha Armaldo.