Olsi Bylyku ka qenë kohët e fundit shumë aktiv në muzikë duke sjellë projekte të shumta. Ndarja e tij mediatike me Egli Takon ka bërë që shumë dëgjues t’i interpretojnë si dedikime për ish-partneren. Vetë Egli tha në ‘Mos i bjer me top’ se nuk i duken si dedikime për të dhe se nuk e gjen veten te tekstet e tij.
Së fundmi, aktori ka shpërndarë disa postime në profilin e tij të Instagramit, ku ka sqaruar njëherë e mirë se këngët e publikuara në fakt nuk janë një dedikim për Eglin dhe se ai nuk ka përfituar aspak nga kjo situatë.
Teksa ka publikuar disa “screeenshot” të këngëve të tij, të shënuara edhe me data, Bylyku ka shkruar: “Që domethënë balada kemi bërë edhe më parë”.
Në intervistën e saj Egli tha gjithashtu se ka vendosur të shkëputet nga muzika por ende nuk është e qartë nëse do të jetë një shkëputje e përherëshme apo e përkohëshme.
"Me thënë të drejtën me muzikën kam vendosur të bëj një shkëputje. Nuk e di ende nëse do të jetë një shkëputje e përherëshme apo e përkohëshme. Nuk e di ende as vet sepse ndoshta më vonë ndryshoj mendim por momentalisht dua të shkëputem pasi çdo lloj projekti që unë mund të bëj në këtë moment, do interpretohej si shfrytëzim i momentit dhe se çdo projekt muzikor do keqpërdorej për shkak të situatës që ndodhem dhe do të merrej si një dedikim, gjë që nuk më pëlqen”.
LEXO EDHE: Egli Tako thyen heshtjen për ndarjen nga Olsi Bylyku dhe statusin aktual