Dea Mishel feston sot ditën e lindjes dhe mbush 28-vjeç. Ish-finalistja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka postuar disa foto në Instagramin e saj duke pritur ditën e veçantë për të.

Në një sfond të bardhë, me një body të zi veshur dhe torta para me urimin “Gëzuar Ditëlindjen”, ajo shkruan: Duke i bërë ëndrrat e mia realitet.

Pas bujës që ajo bëri në reality show-n, Dea vazhdon rrugëtimin e saj si pjesë e televizionit në rolin e moderatores në emisionin “Influencer”.