Ditën e djeshme, Yll Limani festoi ditëlindjen.

Këngëtari i njohur bëri 29 vjeç dhe këtë përvjetor e kaloi në qetësi, larg mediave sociale dhe vëmendjes publike. Nuk e dimë me kë ka festuar ai, por Ylli 'u zhduk' dje nga çdo platformë, duke e shijuar në privatësi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)

Gjithsesi, urime nga fansat dhe miqtë kanë vërshuar në mediat sociale. Mes tyre, një urim ka ardhur edhe nga moderatorja Arbana Osmani e cila është mikeshë e mirë e Yllit dhe ka treguar se ai është një nga këngëtarët e saj të preferuar.

Për ta uruar ajo ka ndarë dy foto nga dasma e saj që realizoi gjatë verës në Itali. Arbana vendosi të kishte një ceremoni hermetike, ndaj fotot nga ajo ditë numërohen me gishtat e dorës.

Në njërën prej tyre, ajo dhe Ylli shihen duke kërcyer bashkë. " Gëzuar ditëlindjen"- shkruan moderatorja.

Sakaq në tjetrën ata shfaqen duke kënduar, teksa me nota humori Arbana shkruan: "Tregoju njerëzve kur del dueti ynë se po presin".