Gruaja e Bruce Willis, Emma Heming Willis ka folur për vështirësitë e betejës shëndetësore të burrit të saj.

Në fillim të këtij viti, familja e Bruce njoftoi diagnostikimin e tij me demencë frontotemporale, një formë e demencës që mund të shkaktojë vështirësi në komunikim. Dhe siç zbuloi Emma – e cila ka fëmijët Mabel, 11 vjeç dhe Evelyn, 9 vjeç, me yllin e 'Die Hard'– gjendja i tij shëndetësore ka qenë e vështirë.

"Ajo që po mësoj është se demenca është e vështirë," tha ajo gjatë episodit të 25 shtatorit të 'Today'. "Është e vështirë për personin e diagnostikuar, është gjithashtu e vështirë për familjen. Dhe kjo nuk ndryshon as për Bruce, as për mua, as për vajzat tona. Kur thonë se kjo është një sëmundje familjare, është me të vërtetë."

Siç shpjegoi Ema, të mësuarit e detajeve të gjendjes shëndetësore të aktorit “ishte sa një bekim aq edhe mallkim”.

"Të kuptoja më në fund se çfarë po ndodhte, në mënyrë që të mund të pranoja atë që është, nuk e bëri atë më pak të dhimbshme," ndau ajo. "Por vetëm të qenit në dijeni të asaj që po ndodh me Bruce-n e bën pak më të lehtë."

Kur u pyet nëse 68 vjeçari ishte në dijeni të betejës së tij shëndetësore, Emma shtoi: "Është e vështirë të dihet."

Në shkurt, familja e yllit të 'Sixth Sense' - e cila përfshin gjithashtu ish-in Demi Moore, si dhe fëmijët e tij më të mëdhenj Rumer, 35 vjeç, Scout, 32 vjeç, dhe Tallulah 29 vjeç- folën për diagnozën e tij, e cila erdhi gati një vit pas diagnostikimit.

“Që kur e shpallëm diagnozën e Bruce në pranverën e vitit 2022, gjendja e tij ka përparuar dhe tani kemi një diagnozë më specifike: demencë frontotemporale (e njohur si FTD)”, thuhej në deklaratën e tyre të përbashkët të shpërndarë në Instagram në atë kohë. "Fatkeqësisht, sfidat me komunikimin janë vetëm një simptomë e sëmundjes me të cilën përballet Bruce. Edhe pse kjo është e dhimbshme, është një lehtësim që më në fund të kemi një diagnozë të qartë."

Familja e yllit të 'Pulp Fiction' vazhdoi duke theksuar se ai "gjithmonë besonte te përdorimi i zërit të tij në botë për të ndihmuar të tjerët".