Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, feston ditën e sotme ditëlindjen. Ajo bën 33 vite dhe këtë përvjetor ka vendosur ta kalojë në vendlindje..
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një fotografi krah artistes duke zbuluar se ndodhet në Kosovë. Ajo është e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, regjisori nga Zelanda e Re, Taika Waititi.
“Mirë se erdhe në shtëpi dhe urime ditëlindjen Rita Ora. Të duam. Mirë se erdhe në Kosovë Taika Waititi, qëndrim të mrekullueshëm”, shkruan ai.
Sakaq, një video tjetër tregon emocionet e Ritës pasi zbret nga avioni. Ajo shihet tejet e emocionuar duke thënë "O zot" teksa prek tokën.
View this post on Instagram