Në 2024 në showbizin shqiptar na pret një super dasmë: Dafina Zeqiri dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji do kurorëzojnë dashurinë në martesë. Këtë e zbuloi vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetet e saj sociale.
Detajet po mbahet shumë sekret, gjë që ka rritur kuriozitetin edhe më shumë. Mbrëmjen e djeshme, "Prive" raportoi se Dafina dhe Kreshniku nuk do të presin gjatë deri në verë apo vjeshtën e vitit që po vjen. Sipas të gjitha gjasave nëse nuk ndryshon diçka rrugës, ata do të martohen menjëherë pas vitit të ri, në muajin janar.
Sipas tyre, numri i të ftuarve do jetë i kufizuar dhe nuk do të kalojë 100 persona. Gjë që është mohuar nga Kreshniku
Teksa ka publikuar një screenshot të këtij lajmi në Instagram, ai shkruan: "Inshallah po na thërrasin edhe neve se qenka lista e ngushtë boll!".