Sean Combs, reperi i njohur si Diddy, është akuzuar sërish për përdhunim në një padi të re nga një grua që thotë se Combs dhe dy burra të tjerë e përdhunuan atë gati dy dekada më parë, kur ajo ishte 17 vjeç.

Padia më e fundit është e katërta e ngritur kundër Combs në javët e fundit. Combs është akuzuar për sulm seksual nga disa gra, përfshirë ish të dashurën e tij Casandra Ventura, e njohur si  Cassie.

Në dosjet e fundit, gruaja, e cila identifikohet si Jane Doe, tha se ishte ende në shkollë të mesme kur u "përdhunua në grup" dhe u "abuzua seksualisht" nga Combs dhe dy bashkëpunëtorë, sipas ankesës së paraqitur të mërkurën në gjykatën federale. në Manhattan, Nju Jork.

Ndërkohë Diddy ka reaguar dhe nuk ka pranuar asnjë prej akuzave, madje i konsideron “sulm dhe shkatërrim imazhi”. Ai është shprehur se do të luftojë për “emrin, familjen dhe të vërtetën” e tij.

Lëxo më shumë