Në një intervistë të fundit në 'Radar', Dafina Zeqiri ka rrëfyer gjithçka, duke zbuluar detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale. Nga albumi i ri deri te dasma me Kreshnik Gjergjin dhe planet për t'u bërë nënë, Dafina i tha të gjitha.

Në fjalët e saj, ajo u shpreh se është duke punuar për fustanet e nusërisë dhe ka vendosur të shijojë momentin e dasmës së saj me dy fustane të veçanta. Po ashtu, ka bërë të ditur se ka në plan që të bëhet nënë së shpejti.

“Kam nisur të punoj me fustanin e nusërisë. Nuk po du me ndërru shumë. Dua të shijoj dasmën time, kam vendosur vetëm dy fustane me i ndërru. Dasma është diçka shumë personale, kam dashur dikush që ma do të mirën si njeri, jo vetëm dukje. Do të ndodhë sivjet. Unë bebet i dua shumë, shumë shumë. Edhe shyqyr i do edhe ai(Gjergji) shumë. Nuk janë gjëra që planifikohen dhe pse jo sa më shpejt ndodhta. Kam plane”.

E pyetur mbi ndryshimet që ka bërë në listën e ndjekësve në Instagram, ajo ka folur hapur duke thënë se:

“Realiteti është që unë jam e ndjeshme ndaj njerëzve që i ndihmoj, edhe që i mbaj afër. Fakti është që ka shumë gjëra që publiku nuk i di, dhe nuk mund të tregoj për secilin person se çfarë ka ndodhur, si ka ndodhur. Të gjithë i kanë mendimet e veta. Asnjëherë nuk ka ndodhur që t’i largohem dikujt pa arsye shumë të madhe”.

Dafina gjithashtu foli mbi marrëdhëniet e saj profesionale, duke shpjeguar se ka momente kur është detyruar të distancohet nga disa bashkëpunëtorë për shkak të mungesës së respektit dhe sjelljes së tyre ndaj saj.