Megan Fox i ndau fansat në dy grupe teksa postoi një fotografi pa makijazh në ‘Instagram’.

Ylli i ‘Transformers’ hodhi një fotografi ujë dhe sapun teksa përgatitej të aplikonte maskën në flokët e saj blu, të gjatë pas ‘Coachella’-s.

Ajo kishte vënë vetëm shkëlqyes buzësh, ndërsa lëkura i shkëlqente pa asnjë grimë pudre në të.
Pas fotografisë së saj, pa makijazh, e veshur me reçipeta të zeza dhe tuta të kuqe, komentet vërshuan.

Kush është kjo?’ – kishte komentuar njëra, të cilës iu përgjigjën: - ‘Një grua me vetëbesim, që nuk fshihet pas makijazhit.’ Ndërsa një tjetër iu përgjigj: ‘Është hera e parë që e sheh pa makijazh, ndaj, por është e bukur.’

‘Sa fotografi e bukur! Duam më shumë si kjo fotografi!’ – komentoi dikush tjetër.

Ndërsa një ndjekës tjetër i Fox nuk përtoi ta kritikonte: ‘Nuk ngjan fare si ajo’.

Megjithatë, shumë të tjerë menduan se ishte Kim Kardashian.

Përveç të qenit reale në rrjetet sociale, Fox u tregua e sinqertë për operacionet plastike që kishte bërë ndër vite.

Në podkastin ‘Call Her Daddy’ tha se kishte bërë gjoksin para xhirimit të filmit të dytë ‘Transformers’.

I bëra pasi mbarova së ushqyeri me gji fëmijët e mi’, - shpjegoi aktorja, e cila ka tre fëmijë me ish-bashkëshortin e saj Brian Austin Green.

Mandej shtoi se ka bërë hundën në moshën njëzetvjeçare, pasi fansat e kishin akuzuar për 6,7,8 operacione rinoplastike. Gjithashtu, tregoi se kishte bërë botoks dhe filler dhe nuk kishte bërë konturim trupi.