Ermal Mamaqi duket se i është përgjigjur indirekt Rezart Veleshnjajt pasi e ironizoi publikisht. Ai ka publikuar të dhënat e interaktivitetit të tij në Instagram duke zbuluar shifrat. Kështu Ermali nënvizon 1.2 milionë ndjekës, 4,421 anëtarë në brodacasting e tij në Instagram dhe 120 milionë llogari të arritura në një muaj.

"Shoh vetëm njisha dhe dysha. Po ju mirë jeni?"-shkruan ai krah fotos.

Para pak ditësh Rezarti bëri një reagim të papritur duke ironizuar Ermalin dhe trajnimet e tij. Ai publikoi një video në Instagram ku thoshte:

"Ju produksioni i Topit jeni shumë të poshtër. Si e ngatërruat Ermalin ju?! Ermali ishte duke bërë workshop këtu te Pallati Kongreseve...jo po jepte mendim, si të bëhesh biznesmen në mes të Parisit...ku ishte mo? Aa në Amerikë. Lëreni Ermalin. Ermali është njeriu i vetëm që po arrin...po lulëzojnë bizneset prej Ermalit. Ermal të falenderoj. Të adhuroj! Jemi një grup i madh që të adhurojmë...jemi nga burgu i Peqinit...të duam shumë!"

Rezart Veleshnjajt
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rezart Veleshnja (@rezart._.veleshnja)

Si nisi e gjitha?

Një mesazh i dërguar në "Big Love" rubrikën me messzhe anonime nga ndjekësit e "Big Brother VIP" për banorët ka bërë një lëmsh të vërtetë.

Në emrin e Ermalit mbërriti një mesazh mbështetës për Heidin, i cili ironizonte Julin.

"Heidi o super girl nga Durrësi, ke theksin më të veçantë që na bën të qeshim më shumë se kolegët humoristë. Duhet të na vish në ndonjë “shoë comedy” sepse e ke dhunti natyrale. Romeo pate fat o dreq, jam me Heidin”, kishte shkruar Ermali.

Si reagoi Juli?

Epo, Juli nuk e priti aspak mirë. Teksa po fliste me banorët e tjerë, Juli tha se Ermalit i ka mbetur hatri me një humor të tij që është bërë shumë viral në rrjetet sociale.

“Unë kam bërë një humor publik, i cili u bë shumë viral në “Instagram-in tim, që nuk kishte lidhje direkte me Ermalin por me të gjithë atë grupin që filloi duke bërë mentorin etj, etj. Bëra një humor, në gjithë botën bëhet humor me çdo gjë, është bërë me Papën humor. E asnjë nuk e ka marrë për keq. Ky zotëria e mori për ters dhe më shkroi ‘nuk e prisja prej teje…’. edhe unë i thashë, e ke në terezi ti vëlla, vazhdo’”, tha Juli.

Aktori u shpreh më pas se me Gentian Zelenajn është sjellë shumë keq dhe nuk kanë komunikim fare.

Reagimi Ermalit

Mirëpo, Ermali doli me një deklaratë duke mohuar se e kishte dërguar ai atë mesazh. Aktori tha se televizioni është një mashtrim i madh, duke hedhur dyshime se mbase ka qenë vetë produksioni që e ka shkruar atë mesazh, por edhe nëse nuk ka qenë kështu, Ermali tha se kjo gjë mund të konfirmohej vetëm me një telefonatë ndaj tij.

‘Unë në majë të Amerikës dhe shoh që paskam shkruar mesazh në Big Brother për Heidin. O zoti i madh! Nuk është e vërtete! Tani kam një sqarim për të gjithë ata që janë acaruar, sidmos për produksionin. E para atë mesazh nuk e kam shkruar unë. O Ledion po çfarë bëhet kështu. Ma ke numrin o Ledion! Merr në telefon dhe pyet a je ti, a s’je ti. E dyta: kishte gjëra të vërteta te ai mesazh sepse siç e dini unë e mbështes Heidin. Por po ju them që është një pjesë te ai mesazhi që unë nuk e mendoj, që “Heidi bën për të qeshur më shumë se disa nga kolegët humoristë.” Edhe sikur ta mendoj, nuk do ta thosha e sidomos tani që janë në garë e që kanë 4 muaj aty brenda e janë lodhur…

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)