E kush mund të të dojë e vlerësojë më shumë se motra? Provë për këtë kemi Nora dhe Era Istrefin.

Në një intervistë të fundit, Nora ka bërë një deklaratë të madhe vlerësuese për Erën, duke e vendosur atë në majën e piedestalit të artistëve shqiptarë. Gjatë një interviste në emisionin "1 kafe me Labin", Nora nuk kurseu fjalët e mira për motrën e saj, duke e përshkruar si ylli që ndriçon më së shumti në skenën muzikore shqiptare.

“Është Era një herë, pastaj një zbrazëtirë e madhe e tani vijmë krejt na estrada”, tha Nora, duke theksuar distancën e madhe që, sipas saj, ekziston mes suksesit të Erës dhe pjesës tjetër të artistëve në industrinë muzikore shqiptare.

Kjo deklaratë e Norës vjen si një pohim për arritjet dhe ndikimin e madh që Era Istrefi ka pasur në muzikën shqiptare dhe ndërkombëtare. Era, e njohur për hitin e saj “BonBon” dhe bashkëpunimin me Will Smith në këngën zyrtare të 'Kupës së Botës 2018', ka arritur të pushtojë zemrat e miliona fansave edhe jashtë kufijve.

Nora, vetë një artiste e njohur me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në muzikën shqiptare, tregon me këtë deklaratë mbështetjen dhe admirimin për motrën e saj të vogël. Ajo thekson se suksesi i Erës nuk është vetëm rezultat i talentit të saj të jashtëzakonshëm, por edhe i punës së palodhur dhe përkushtimit të saj.

Sakaq, ajo po ashtu tha se një bashkëpunim mes saj dhe të motrës është në planet e së ardhmes, por po presin materialin e duhur.