Ashtu sikurse pritej Romeo Veshaj theu sonte heshtjen. Ai u shfaq në “Top Arena” në intervistën e tij të parë dy muaj pas daljes nga “Big Brother VIP”.

I pyetur se pse vendosi të zbdukej pas programit, ai tha:

“Kalova presion dhe mu duk sikur po humbisja veten. Mu desh të kaloja kohë me familjen dhe Heidin.”

Sakaq, lidhur me Heidin, u shpreh se planet për dasmë i kanë të afërta. Madje, me shaka tha se edhe mund të jenë celebruar.

“Ne ndoshta edhe jemi celebruar dhe s’e di njeri. Martesa do vijë, por nuk ka kuptim ta them tani se kur do vijë propozimi. Patjetër kemi plan. Shumë shpejt, besoj!”