Mikela Pupa dhe Efi Dhedhes, dy ish-konkurrentet e njohura nga emisioni "Përputhen" dhe më vonë pjesëmarrëse në "Big Brother VIP Albania," duket se nuk janë më shoqe.
Dikur të afërta dhe me një miqësi që i lidhte si "motra," vajzat kanë hequr njëra-tjetrën nga Instagrami, duke ngritur pikëpyetje mbi marrëdhënien e tyre.
Arsyet e kësaj ftohjeje mbeten ende të paqarta, por ndarja e tyre në rrjetet sociale ka nisur të krijojë spekulime mes ndjekësve.
Mikela është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe vazhdon të punojë si gazetare në emisionin "Piranjat," ndërsa Efi, e cila drejton një studio tatuazhesh, do të moderojë së shpejti një rubrikë për tatuazhe në programin "E Diell."