Pas disa muajsh të ndarë, futbollisti i Galatasaray, Mauro Icardi dhe modelja argjentinase Wanda Nara duket se kanë vendosur t’i japin një shans të dytë marrëdhënies së tyre. Vetëm pak muaj më parë, çifti i famshëm i dha fund lidhjes së tyre, por së fundmi ngjarjet kanë marrë një kthesë të papritur.
Në një postim të fundit në Instagram, Wanda Nara ndau një foto ku ajo dhe Icardi shfaqen duke drekuar së bashku. Ky postim i bëri menjëherë fansat e çiftit të spekulojnë mbi një ribashkim të mundshëm. Sulmuesi argjentinas e rishpërndau foton në profilin e tij, të shoqëruar nga emoji me zemra një shenjë e qartë e rikthimit të ndjenjave.
Burime pranë Icardit kanë treguar se futbollisti u kthye në vendlindje për disa ditë, me qëllim për të sqaruar marrëdhënien me Wandën. Kjo periudhë duket se i ka ndihmuar të zgjidhin mosmarrëveshjet e mëparshme dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Ndarja e tyre ndikoi shumë tek Icardi i cili përjetoi një fazë depresive. Megjithatë, me këto zhvillime të fundit, duket futbollistit i është rikthyer lumturia.