Dj PM, së fundmi ka postuar një foto në të cilën shfaqet me një kostum të zi dhe papion.

Në postimin e tij në Instagram ai shkruan shkruan: “A ka ndonjë dasëm vitin tjetër apo jo?”

Ishte partnerja e tij, Sarah Berisha, e cila me komentin e saj ka ngritur dyshimet se çifti së shpejti mund ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DJ PM (@djpm_)

Ajo shihet të komentojë një “gift” ku shfaqet një dorë me unazë në gisht.

Ky detaj nuk u ka shpëtuar as fansave të cilët menjëherë kanë reaguar duke u përgjigjur : “Ti dhe Sara këtë vit" ; Saraaaa dhe tiiiiiii; Kismet ty po të martojmë e pe kallim krejt".

Kujtojmë që Sarah dhe Dj PM janë ndër çiftet më të ndjekura në “showbizz”-in shqiptar. Dyshja, e cila u lidh në “Big Brother” është përfolur shpesh se janë duke pritur fëmijën e tyre të parë, por të dy e kanë mohuar.