Artistja e njohur, Loredana Zefi, po e sjell për herë të parë një libër. Në të, ajo zbulon detaje nga jeta dhe karriera e saj profesionale, duke përfshirë një të kaluar që ka bërë shumë bujë në media.

Loredana ka njoftuar se libri do të publikohet më 18 nëntor.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by babymama (@loredana)

Në postimin e saj Loredana shkruan: “Sigurisht që të gjithë mund ta konsiderojnë historinë e tyre si të më trishtën, më dramtiken dhe më prekësen. Për mua, historia ime është gjithashtu më e trishta sepse është e imja, e dini? E kam ndjerë, përjetuar dhe jetuar.

Kështu që, mirë se vini në historinë time, të cilën e kam shkruar edhe pse ndonjëherë më dhemb të kthehesh në plagët e së kaluarës, t’i përjetosh ato përsëri.

Këtu po ndaj përvoja nga jeta ime private, të cilat nuk do të kisha ëndërruar t’i bëja publike më parë.

Libri im “Als mein herz brach” apo në shqip (Kur zemra ime u thye) del më 18 nëntor dhe është i disponueshëm kudo”.