Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, nuk e la pa uruar Pavarësinë e Shqipërisë këtë 28 Nëntor, duke ndarë një mesazh të veçantë në Instagram.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri,” ka shkruar ajo, ndërsa publikoi një video ku shihet e veshur kuqezi dhe duke performuar gjatë koncertit të saj në Prishtinë para disa kohësh.
View this post on Instagram
Vetëm dy muaj më parë, Rita vizitoi Kosovën në kuadër të një projekti me UNICEF-in, ku ndau emocionet e saj për rikthimin në vendlindje. Në një takim me mediat, ajo theksoi angazhimin për të ndihmuar të rinjtë kosovarë dhe krenarinë që ndien për përkatësinë e saj kombëtare.
Rita nënvizoi rëndësinë e mbështetjes për brezat e ardhshëm dhe e përfundoi fjalimin e saj me mirënjohje për mikpritjen që i është bërë.
“Jam krenare që i përkas këtij kombi dhe faleminderit që më keni pritur.”