Jozi vazhdon të tërheqë vëmendjen me qëndrimet e tij shpesh të ashpra ndaj banorëve të tjerë të shtëpisë.

Së fundmi, ai ka bërë një tjetër deklaratë të bujshme, duke vënë sërish në shënjestër këngëtaren Rozana Radi. Gjatë një bisede me banoren Gerta, Jozi u shpreh:

"Nëse dritat në Big Brother fiken vetëm për 5 minuta, e shklyej Rozanën."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista Class (@revistaclass_backup)

Kjo deklaratë vjen pas një serie komentesh të tij ndaj këngëtares, ku e ka akuzuar se nuk është këngëtare live dhe se ka manipuluar rrugët e saj drejt suksesit në industrinë muzikore.

"Kjo nuk mund të më mësojë mua për live-t. Kjo nuk është këngëtare live, është stonaturë totale. Rrjedh nga një familje ok, por është nul. Është kokrra e dallaveres. Bën pjesë tek ato që kanë bërë çdo ndërhyrje estetike," ishte një tjetër deklaratë e fortë e Jozit disa ditë më parë.

Këto komente kanë ndezur debat në rrjetet sociale, ku publiku ka ndarë mendime të ndryshme mbi mënyrën se si Jozi po shprehet për konkurrentët e tjerë, veçanërisht për Rozana Radin.