I ftuar në emisionin "Live From Tirana," Marius Dervishi, ose siç njihet nga publiku Zeberboki, ka ndarë detaje për përvojën e tij 13-ditore në shtëpinë e "Big Brother VIP Albania 4". Ai u ndal te eksperienca brenda shtëpisë, planet për të ardhmen dhe marrëdhënien e tij personale.
Marius rrëfeu për dashurinë e tij dhe mbështetjen që ka marrë nga partnerja e tij gjatë eksperiencës në BBV4. Ai theksoi se ata bashkëjetojnë prej disa vitesh dhe janë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit.
"Ajo më deshi atëherë kur isha askushi, para se të bëhesha viral. Kur transformoi jeta ime, ishte një sprovë për të dy. Ajo njohu dy versione të miat, dhe kjo e forcoi lidhjen tonë," u shpreh ai.
Marius ndau se partnerja e tij ka qenë një mbështetje e madhe për vendimin e tij për të hyrë në shtëpinë e famshme.
"Fakti që më ka mbështetur tregon se nuk ka pasur dyshime apo xhelozi për çfarë mund të ndodhte aty brenda," tha ai, duke vlerësuar besimin që kanë krijuar në marrëdhënien e tyre.
Kur u pyet për planet për martesë, Marius theksoi se për të, formalitetet nuk janë të rëndësishme.
"Kur them që kam gjetur personin e zemrës, fejesa dhe martesa nuk kanë shumë rëndësi. Ndoshta kur të bëhemi me fëmijë mund të bëjmë një mini-dasmë," shtoi ai me humor.
Pas daljes nga BBV4, duket se Marius do të fokusohet te projektet e reja dhe jeta private, duke e konsideruar përvojën në Big Brother si një kapitull të rëndësishëm, por të mbyllur.