I ftuar sot në emisionin “Big Brother VIP Fan Club”, Klajdi Musabelliu ka komentuar akuzat e ish-banorit tjetër, Bernardi, i cili javën e kaluar shprehu mendimin se Klajdi, Laerti dhe Jozi janë homoseksualë.
Në lidhje me këtë, Klajdi reagoi duke thënë se kjo është një shpifje dhe se Bernardi po bën këto deklarata për të qëndruar në qendër të vëmendjes.
“Nëse mund ta them me qytetari, Bernardi ia fut kot. Nuk ka çfarë të thotë dhe thotë këto gjëra për të pasur akoma vëmendje dhe për të zgjatur akoma jehonën e Bernardit të Big Brother-it edhe jashtë,” – u shpreh Klajdi në studio.
Për sa i përket natyrës së komentit të Bernardit, ai shtoi:
“Për të zgjatur jehonën dhe për t’i dhënë rëndësi vetes. Për të pasur prozhektorët nga vetja ia ka futur kot sepse nuk ka çfarë të bëjë dhe nuk ka çfarë të thotë dhe do të sajojë kështu gjërash që janë të pavërteta.”
Në një moment të intervistës, Klajdi gjithashtu përmendi një ëndërr që kishte pasur brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku puthte Loredanën, duke theksuar se ishte vetëm një ëndërr dhe se ajo ngjante me Elvanën, një tjetër banore e shtëpisë.
Heidi u shpreh se të gjithë ishin shokuar nga deklaratat e Bernardit, por Klajdi qëndroi i qetë, duke theksuar se këto shpifje janë thjesht për të tërhequr vëmendjen.
“Nuk është diçka e vogël,” tha Heidi, ndërsa Klajdi e quajti këtë një përpjekje për të mbajtur të ndezur flakën e famës pas daljes nga shtëpia.