Kjo nuk është Teksasi—është Beyoncé në Grammy 2025!
Ylli i muzikës, që mban rekordin si artistja më e dekoruar në historinë e Grammy-ve, më në fund rrëmbeu trofeun e saj të parë për Albumin e Vitit me projektin novator Cowboy Carter. Me këtë fitore, ajo bëhet gruaja e parë me ngjyrë që triumfon në këtë kategori në shekullin XXI.
"Ndjehem shumë e lumtur dhe e nderuar," tha ajo gjatë fjalimit të saj në Crypto.com Arena në Los Angeles më 2 shkurt. "Kanë kaluar shumë, shumë vite."
Beyoncé ka bërë shpesh aludime për mungesën e këtij çmimi në karrierën e saj. Në këngën e saj Sweet Honey Buckin', ajo shpreh zhgënjimin e saj me vargjet:
"A-O-T-Y, nuk fitova (Le të shkojmë) / S’po ia vë fare rëndësinë / E pranoj me sportivitet / Kthehem dhe e shkatërroj me penën time."
Edhe bashkëshorti i saj, Jay-Z, ka qenë kritik ndaj mungesës së një çmimi të tillë për Beyoncé. Në edicionin e kaluar të Grammy-ve, ai u shpreh:
"Nuk dua ta vë në siklet këtë zonjë të re, por ajo ka më shumë Grammy se të gjithë dhe kurrë nuk ka fituar Albumin e Vitit."
Beyoncé mori nominimin e saj të parë për Grammy në vitin 2000 me Destiny’s Child. Më pas, në vitin 2023, ajo hyri në histori duke u bërë artistja më e dekoruar ndonjëherë me 32 Grammy.
Në nëntor të 2024-ës, ajo theu një tjetër rekord, duke u bërë artistja më e nominuar në historinë e Grammy-ve me 99 nominime në total.