Gjithçka nisi kur Xheneta deklaroi se Gjesti “nuk di të lidhë dy fjalë”. Kjo deklaratë nuk u prit aspak mirë nga motra e Gjestit, Blerina, e cila reagoi me disa postime thumbuese në ‘Instastory’.

Kur thonë që nuk di me i lidhë dy fjalë, nuk di të flas… edhe flasin të gjithë këta që sot janë jashtë. Pa folur për mbretin nuk bëhet, se për vete çka kanë me fol ose kujt me i interesu,” shkroi ajo.

Në një postim tjetër, Blerina vazhdoi: “Kush po flet e kush po do me marrë famë me emrin e tjetrit, në pamundësi që të bëjnë diçka me emrin e vet.”

Por Xheneta nuk e la me kaq. Ajo u kundërpërgjigj me një dozë ironie, duke postuar një foto të ‘Abetares’ në Instagram dhe shkroi: “Ju sugjeroj ta blini një Abetare — deri në 2025 besoj që mësoni shkrimin dhe leximin.”

Situata po tensionohet — dhe mesa duket, thumbat sapo kanë filluar!