Në botën e artit, ku çdo hap personal lakohet në tituj mediatikë dhe çdo vendim profesional komentohet si krizë, Dafina Zeqiri është duke kaluar një periudhë të rëndësishme ndryshimesh, jo turbulencash. Zërat për një përçarje me (ish)-menaxherin e saj kanë qarkulluar me shpejtësi, por burime pranë artistes, dhe vetë ajo, kanë zgjedhur të sqarojnë qartë: nuk ka as krizë, as kaos, por vetëm vendime të menduara dhe një jetë më e qetë se kurrë më parë.

Raportet tregojnë se Dafina ka mbyllur bashkëpunimin e gjatë me menaxherin Pëllumb Çitaku, i cili është edhe djali i dajës së saj. Një vendim që ngre vetvetiu shumë pikëpyetje, sidomos në një industri ku lidhjet personale dhe ato profesionale shpesh ndërthuren deri në pikën e paqartësisë. Burime pranë Prive thonë se marrëdhënia ka pësuar krisje të hershme, të cilat kanë reflektuar në mënyrën se si funksiononte ekipi i Dafinës, një ekip që mesa duket po përjeton një fazë ristrukturimi të thellë.

Nëse Instagram-i mund të merret si “barometër marrëdhëniesh”, fakti që Dafina dhe Pëllumbi nuk ndjekin më njëri-tjetrin është një detaj që, në gjuhën e showbiz-it, tingëllon si një kapitull i mbyllur.

Ndërsa një kapitull mbyllet, një tjetër duket se po shkruhet nga brenda shtëpisë. Kreshniku, partneri i Dafinës, sipas të njëjtave burime, ka marrë një rol gjithnjë e më të madh në menaxhimin e karrierës së saj. A është ai “menaxheri në hije”? Apo thjesht një bashkëshort mbështetës që po i jep më shumë peshë bashkëpunimit në çift? Kohët e fundit kemi parë shumë artistë që përzgjedhin partnerët e jetës si bashkëudhëtarë të karrierës – një formulë që, kur funksionon, krijon sinergji të fuqishme.

Në vend të një deklarate zyrtare, Dafina zgjodhi t’i përgjigjej thashethemeve përmes rrjeteve sociale. Duke ndarë një postim nga @mtvks, ku shkruhet:

"E vërteta për @Dafina.Zeqiri: As krizë, as kaos! Vetëm vendime të menduara dhe jetë e qetë.

Në një periudhë kur lajmet e rreme dhe thashethemet e pa vërteta po qarkullojnë pa filtër, është e rëndësishme që e vërteta të dalë në pah dhe këtë po e sjellim këtu, nga një burim i afërt me vetë Dafina Zeqirin.

Kohët e fundit, disa media online kanë publikuar lajme spekulative për jetën personale të këngëtares së njohur. Midis tyre, është përfolur për një “krizë në martesë”, për “probleme të brendshme”, madje janë përmendur edhe “informacione të konfirmuara nga burime të afërta”.

Le ta themi qartë: asgjë nga këto nuk është e vërtetë.

Dafina është në një periudhë të bukur dhe shumë personale të jetës së saj në pritje të ëmbël dhe me mbështetjen e plotë të partnerit dhe familjes së saj. Nuk ka asnjë krizë, dhe çdo informacion që pretendon ndryshe është i pavërtetuar dhe i ndikuar nga interesa të tjera.

Është e vërtetë që kohët e fundit ajo ka bërë disa ndryshime të rëndësishme profesionale, me qëllimin e vetëm për të ruajtur qetësinë, fokusin dhe integritetin e punës së saj. Këto vendime nuk janë shenjë e ndonjë kaosi, por pjesë e rritjes dhe mbrojtjes së një karriere që ajo e ka ndërtuar me përkushtim.

Dafina nuk ka ndaluar së krijuari, nuk ka ndaluar së dashuruari, dhe mbi të gjitha, nuk ka ndaluar së jetuari me dinjitet.

E ftojmë publikun dhe median që të tregojnë kujdes ndaj çdo lajmi të pakonfirmuar dhe t’i besojnë vetëm fjalës së saj apo burimeve të drejtpërdrejta që i ka dhënë vetë ajo.

Në këtu, do të publikojmë vetëm atë që është e verifikuar dhe e saktë. Kjo është një nga ato të vërteta.

E konfirmuar nga vet artistja! Po ashtu Dafina falënderon të gjithë ata që kanë treguar mirekuptim dhe mbështetje. Dafina
mbetet e perkushtuar ndaj fansave të saj dhe muzikës të ndërtuar me përkushtim.

Gjithqka tjetër është thjesht zhurmë që nuk ia
vlen të degjohet."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Media TVKS (@mtvks)