Pas muajsh të tërë heshtjeje, Selvije Jao ka zgjedhur të flasë. 

Në një video të postuar në InstaStory, sfondi: Tirana natën, me dritat që vallëzojnë mbi ndërtesat e heshtura, Selvija bën një rrëfim të ndjerë, një kapitull të mbyllur me shije të hidhur, por me një grua më të fortë në fund të tij.

“Ditët e fundit në Tiranë… Më në fund po largohem, por zemra ime do të mbajë gjithmonë një copëz nga ky qytet.”-shkruan ajo.

“Në çdo cep të saj kam lënë pjesë të shpirtit tim… një grua që luftoi, qeshi, u rrëzua dhe u ngrit për veten dhe për djalin e saj.”

Dhe si për ta vulosur ndarjen me qytetin që e preku kaq thellë, Selvija përmbyll me një fjali:

“Tirana s’do të jetë më e njëjta pa mua… dhe as unë pa të.”