Taylor Swift nuk zhgënjeu as këtë herë, duke kthyer çdo lajm në një shembull të shkëlqyer marketingu. Vetëm disa muaj pasi përfundoi turneun global Eras Tour, ylli i pop-it ka zbuluar projektin e saj të ardhshëm: një album të ri me titull 'The Life of a Showgirl'.

Njoftimi nisi me faqen e saj zyrtare të mbushur me portokalli shkëlqyes dhe një numërim mbrapsht deri në orën 12:12 të datës 12 gusht. Në Instagram, Taylor Nation postoi foto nga Eras Tour, me mbishkrimin enigmatik: “Shihemi në epokën tjetër…” Pak çaste më vonë, Travis Kelce la të kuptohej në podkastin e tij, New Heights, se Swift do të bënte një paraqitje të veçantë.

Kur ora erdhi, faqja e saj u rifreskua me pak detaje: albumi do të dalë para 13 tetorit, por data e saktë e publikimit mbetet e fshehtë. Në podkast, Swift zbuloi albumin e saj të ri, duke hapur një portofol ku shfaqej një vinil i paqartë dhe duke thënë: “Ky është albumi im i ri.”

Strategjia e saj vazhdoi me një playlist misterioze në Spotify me titull And baby, that’s show business for you, ku përfshihen këngë bashkë-shkruara me Max Martin një tregues i mundshëm se producenti legjendar fshihet pas projektit të ri.

Pavarësisht vitit të ngarkuar dhe turneut të madh, Taylor ka arritur të përgatisë albumin e 12-të.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by New Heights (@newheightshow)