(Photo by Kevin Mazur/Getty Images for The Recording Academy)

Në natën e 'Debí Tirar Más Fotos', artisti portorikan bëri histori dy herë: mori çmimin 'Albumi i Vitit' me një projekt tërësisht në spanjisht dhe, mbi të gjitha, doli në skenë me fjalimin më të fortë politik të gjithë ceremonisë.

Ai e nisi fjalimin me thirrjen “ICE out”, duke u pozicionuar kundër agjencisë amerikane të emigracionit dhe kundër klimës së politikave anti-migracion që, lidhen me administratën e Trump. Në vijim, këngëtari thekson se komuniteti latin nuk duhet trajtuar si armik: “Nuk jemi të egër, as kafshë, as alienë. Jemi qenie njerëzore dhe jemi amerikanë.”

Në thelb të mesazhit të tij është ideja se urrejtja nuk shuhet me urrejtje: ai pranon sa e vështirë është të mos ndjesh zemërim “këto ditë”, por thekson se e vetmja gjë më e fuqishme se urrejtja është dashuria dhe se, nëse duhet të përballesh, duhet ta bësh “me dashuri”, duke dashur njerëzit e tu dhe familjen tënde.

 “Dhe dua të them gjithashtu se e di sa e vështirë është të mos urresh këto ditë. Ndonjëherë kam menduar se jemi contaminados (të kontaminuar.) nuk di si ta them në anglisht. Por urrejtja bëhet më e fuqishme me më shumë urrejtje. E vetmja gjë më e fuqishme se urrejtja është dashuria. Pra, ju lutem, duhet të jemi ndryshe. Nëse luftojmë, duhet ta bëjmë me dashuri. Nuk i urrejmë ata. Ne i duam njerëzit tanë. Ne i duam familjen tonë. Kështu duhet të bëhet: me dashuri. Mos e harroni këtë, ju lutem. Faleminderit.”

Komentet e Bad Bunny vijnë pas një vendimi po aq të qartë: për të përjashtuar Shtetet e Bashkuara nga datat e turneut të tij botëror Debí Tirar Más Fotos. Një vendim i lindur, shpjegoi ai, nga frika se prania e agjentëve të ICE jashtë koncerteve mund të përbënte një rrezik real për fansat e tij latino-amerikanë.