Sot, princi Louis feston 1-vjetorin e lindjes dhe ashtu siç është traditë, nuk mund të mungojnë fotot e tij për ditëlindjen e parë. Për herë të fundit kemi parë një foto të princit të vogël në muajin dhjetor, për kartolinën e Krishtlindjeve.
Fotot e 1-vjetorit janë publikuar në profilin e William dhe Kate në Instagram, ku shkruhet: “Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë të lumtur të ndajnë tri foto të reja të princit Louis, një ditë para ditëlindjes së tij. Fotot janë realizuar në fillim të këtij muaji, nga Dukesha në shtëpinë e tyre në Norfolk”.
View this post on Instagram
Princi duket shumë i qeshur dhe ngjason shumë me vëllain e tij George dhe motrën, Charlotte. Sigurisht që për ditëlindjen e Louis nuk mund të mungonte një urim nga Meghan dhe Harry.
View this post on Instagram
“Gëzuar ditëlindjen Louis! Shumë dashuri nga të dy ne”, -është komenti që është bërë nga llogaria e Meghan dhe Harry-t në Instagram, Sussex Royals.