Nëse Meghan-in dhe Harry-n jemi mësuar t’i shohim shpesh teksa shkëmbejnë shikime, prekje, përqafime, ndonjëherë edhe puthje, në publik, e kundërta ndodh me Kate-in dhe William-in. Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë shumë më diskretë në publik për sa u përket shfaqjes së ndjenjave. Madje, aq diskretë, saqë Kate nuk e lejon William-in ta prekë as në shpatull. Të paktën, kështu duket në një video që bën xhiron e rrjetit, të shkëputur nga dalja e tyre e fundit publike.

Teksa qëndronin pranë njëri-tjetrit, në një moment, William u mundua të prekte Kate-in në shpatull dhe ajo reagoi menjëherë duke ia shmangur dorën.

Ja dhe një pamje më e qartë.

Në fakt, familja mbretërore ka rregulla shumë strikte kur bëhet fjalë për shprehjen e ndjenjave në publik. Veprimi i Kate mund të duket i tepruar, duke qenë se një prekje në shpatull nuk është diçka skandaloze, por ndoshta dukesha është ndjerë në siklet, duke qenë se ishte në transmetim në televizion.

Si mendoni ju?