Nëse ka diçka për të cilën Meghan Markle është dalluar gjithmonë, ai është stili. Prandaj të gjithë do t’i mirëprisnin këshillat e modës nga ajo.
Një vit më parë, Meghan bashkëpunoi me organizatën bamirëse të Mbretërisë së Bashkuar, Smart Works, për të krijuar veshje pune cilësore për gratë që kërkojnë të futen përsëri në fuqinë punëtore. Për nder të këtij partneriteti, ajo u bashkua me një videocall me organizatën për të folur për modën dhe fuqizimin e grave.
Me këtë rast, dukesha ka dhënë edhe një këshillë të vlefshme për të gjitha gratë dhe vajzat.
"Njerëzit mund të thonë se Smart Works ka të bëjë vetëm me rrobat, por në të vërtetë nuk është kështu. Të gjitha ato gjëra janë pjesa e jashtme, por ajo që është brenda jush, është aksesori më i mirë. Është vetëbesimi, është ajo që keni ndërtuar brenda jush”, -u shpjegoi ajo tre klientëve që kanë punuar me organizatën.
Nuk është një bizhuteri, një çantë dore apo një shall. Aksesori më i mirë që mund të "vishni' është vetëbesimi. Vetëvlerësimi është ai që do t'ju dallojë nga të tjerët, të paktën, sipas Meghan.
"Si gra, është e lehtë të harrosh të gjitha aftësitë dhe pasuritë e tua. Shpesh ke nevojë për dikë që t'i tregojë për ty.”
Një këshillë e shkëlqyer nga dukesha!