Meghan dhe Princi Harry publikuan kartolinën familjare të Krishtlindjeve, me djalin e tyre 19-muajsh, Archie.
Në kartolinë, Duka dhe Dukesha e Sussex përqendrojnë vëmendjen e tyre tek Archie, ndërsa familja është e rrethuar nga dy qentë e tyre, një shtëpi në miniaturë me një gjelbërim të harlisur.
"Ju urojmë gëzuar Krishtlindjet dhe një vit të lumtur" -shkruhet në kartolinë.
"Fotoja origjinale e familjes u bë në shtëpinë e tyre në fillim të këtij muaji nga nëna e Dukeshës" -tha një zëdhënës i familjes, sipas Page Six. "Pema e vogël e Krishtlindjeve, përfshirë stolitë e bëra vetë dhe dekorime të tjera, u zgjodhën nga Archie dhe pema do të mbillet pas pushimeve".
View this post on Instagram
Harry dhe Meghan kanë qenë fort mbrojtës të privatësisë së Archie dhe ngritën padi në korrik për fotot e paparacëve.
Kartolina e Krishtlindjes u publikua përmes Mayhew, një qendër bamirësie për mirëqenien e kafshëve në Londër, në zotërim të Meghan.