Kallot janë problem për të gjithë. Tratimi i tyre me antibiotikë nuk është gjithmonë rezultativ, kështu që shumë njerëz u rikthehen kurave natyrale. Një mënyrë që ndihmon për të hequr kallot dhe infeksionet pa asnjë efekt anësor është trajtimi me sodë buke.
Sodë, uthull molle dhe ujë i ngrohtë – kaq është mjaftueshëm për një trajtim të këmbëve me kallo.
Pak para se të flesh, hidh në një legen me ujë të ngrohtë 1 gotë mesatare uji me uthull molle dhe mbaji këmbët për 15 - 20 minuta. Pasi t’i kesh tharë me peshqir, bëj të njëjtin veprim, por tashmë me sodë buke. Në një ene me ujë të ngrohtë, shto 3 lugë gjelle sodë buke dhe mbaji këmbët përsëri për 15 - 20 minuta.
Pasi të jenë qetësuar, pastro lëkurën e vdekur me anë të një lime të butë dhe më pas përdor kremin hidratues. Nëse e përsërit këtë metodë të paktën dy herë në javë për disa javë me radhë, rezultati do të jetë i dukshëm. Këmbët të buta, pa kallo dhe pa infeksione të tjera.