Moti me erë ka bërë shumë herë që Donald Trump dhe flokët e tij të kthehen në meme. Megjithatë, këtë herë ishte radha e vajzës së tij, Ivanka të përjetonte një siklet të madh nga era dhe si rrjedhojë njerëzit në internet, të cilëve nuk u shpëton asgjë, e kthyen në meme.
Gjatë një vizite në Bogota të Kolumbisë, vajza e presidentit veshi një fustan jeshil me mëngë të lirshme, të stilistes Johanna Ortiz. Ivanka dukej gjithë stil, deri në momentin që era e ktheu veshjen e saj në një “show komedi”. Mëngët e fustanit fluturuan mbi fytyrën e Ivanka-s për shkak të erës. Sigurisht që interneti s’mund ta humbiste këtë moment pa e shndërruar në meme.
“Kur ta stilon fustanin kopshtari.”
“Ivanka Trump-in e ha të gjallë fustani.”
“Kur Ivanka dërgon asistenten e re t’i blejë fustanin.”
“Kujt i duket më bukur.”
Disa e krahasuan me gjethet ku qëndrojnë bretkosat.