Koha për të thyer rregullat: “Emily në Paris” është rikthyer për një sezon tjetër romantik, në qytetin me drita. Me Patricia Field, që gjatë të gjithë sezonit ka drejtuar departamentin e gardërobës, ne të gjithë kemi shpresuar se Emily do të sillte në ekran një koleksion të plotë veshjesh që do të na shërbejnë të gjithave si model në sezonin e ri.

Emily Cooper, personazhi që luan aktorja Lily Collins, në fakt, edhe këtë sezon do t’ju bëjë ta rishikoni gardërobën për veshjet e sezonit. Më shumë printe, ngjyra më të guximshme, më shumë stil, më shumë dritë.

Tani që të gjithë i kemi sytë te sezoni i dytë që do të nisë në dhjetor, ne e dimë se çfarë të presim, ndaj edhe po përfitojmë shumë prej saj.
Emily, duke treguar përzierjen e stileve, markave apo edhe aksesorëve, përcjell te ne disa momente të stilit frymëzuar nga Parisi. Kryeqyteti francez edhe këtë herë do të ndikojë në stilin e Emily-t (mos harroni dhe beretën e saj karakteristike).

Në këtë koleksion të ri të Emily-t, pa dyshim do të gjeni edhe ju veshjen tuaj të preferuar.




