Shfaqja e fundit e "Javës së Modës në Paris" të Schiaparelli-t do të jetë një për t'u mbajtur mend, për më shumë se një arsye. Përveç vetë veshjeve, duket se të ftuarit ishin kujdesur për të rrëmbyer vëmendjen. Kylie Jenner dhe Doja Cat në veçanti.

Jenner mori pjesë në shfaqjen "Vjeshtë/Dimër 2023" e veshur me një fustan të zi të ngushtë, të kompletuar me një aksesor të pabesueshëm. Fustani shoqërohej me një kokë luani në dukje me madhësi reale të ngjitur në të, në anën e majtë.

Kylie e kombinoi look-un e mbuluar me gëzof me një palë vathë elegant, floriri dhe një çantë me lëkurë croc.

Brenda pak orësh Kylie ka qenë kudo në rrjet dhe prisni më shumë surpiza në vijim.