Nëse keni nevojë për prova që burrat nuk përpiqen aq shumë sa gratë, atëherë po ju japim fotot e Justin Bieber dhe gruas së tij, Hailey Bieber gjatë lançimit të një produkti të ri të linjës kozmetike të Hailey, 'Rhode'.
Ajo dukej një yll me një fustan të kuq të shkurtër shumë seksi, dhe ai dukej sikur sapo ishte ngritur nga shtrati dhe ndoshta nuk është ende plotësisht i vetëdijshëm.
Ajo ka veshur taka, kurse ai ka veshur Crocs.
Ky burrë ka një grua kaq chic krah tij dhe nuk e çon mendjen as të veshë një palë këpucë të përshtatshme.
Ajo ka stiluar në mënyrë fine flokët e saj kurse ai ka veshur një kapele mbi kapuçin e tij. Pse i ka veshur të dyja? Do të mbetet një nga misteret e mëdha në jetë. Në këtë pikë ne kemi më shumë mundësi për të kuptuar nëse UFO-t ekzistojnë sesa për të kuptuar zgjedhjet e modës së Justin.
Hailey duket sikur do të hyjë në një pistë kurse Justin është veshur sikur po arratiset nga policia pasi u kap duke skalitur grafite në një pronën publike.
Ajo duket e mrekullueshme, kurse ai ka veshur rrobat që ne zakonisht veshim kur rrimë në shtëpi të dielën.
Dallimi është komik, i pabesueshëm, për të qeshur dhe i denjë për meme. Ideja që ata të dy po shkojnë në të njëjtin event duket e pabesueshme.
Veshja e JB thekson se, ndryshe nga femrat, meshkujt nuk ndiejnë presionin për t'u dukur sa më mirë.
Ai është një nga njerëzit më të famshëm në botë, dhe ai thjesht duket keq. Dhe asnjë nga këto nuk do të ndikojë në pasurinë, rëndësinë ose karrierën e tij.
Ndërkohë, gruaja e tij po duket kaq e kuruar dhe bukur dhe, ndoshta sepse, në njëfarë niveli, ajo ndjen presion për t'u dukur seksi për të ruajtur rëndësinë dhe për të ndërtuar markën e saj.
Po, është shumë qesharake kur i sheh të dy të fotografuar së bashku.