Bluzat e shkurtra, me efektin e prerjes, janë prej muajsh në modë, por me ardhjen e stinës së re, ato mund të vishen më lehtë, jo vetëm nga të çmendurat pas modës që durojnë të ftohtët për hir të pamjes.
Dhe brenda një kohe të shkurtër, ka qenë zgjedhja e dy vajzave të njohura, por në atmosfera krejt të kundërta. Sigurisht një pulovër e shkurtër është një veshje casual, por aktorja Olta Gixhari ka guxuar ta veshë në një ambient elegant siç ishte festa e organizuar në butikun Jardin, në Tiranë, të shtunën e kaluar. Ishte ndryshe nga të gjitha veshjet e tjera të asaj dite, megjithatë prej Oltës, pulovra e shkurtër pati mundësinë të ecte në tapetin e kuq.
Adroa Dushi e ka veshur, dy ditë më vonë, në paraditen e së hënës të kombinuar me xhinse dhe duket shkëlqyeshëm.

Ja dhe variantet e dy këngëtareve të huaja.

