Janarët janë të gjithë të ngjashëm, por ndryshimi vjen nga ngjyrat, ushqimet, eksperiencat, librat, që njerëzit pëlqejnë dhe i këshillojnë, por edhe nga stili i veshjes. Moda bën propozimet e saj çdo sezon, por disa prej tyre përhapen më shumë kur përputhen me kërkesat e njerëzve në atë kohë, me gjendjen shpirtërore dhe psikologjike të tyre, me atë që duan, me shijet e tyre të momentit dhe duket që njerëzit këtë vit duan optimizmin. Ja disa nga veshjet që e shprehin më mirë këtë modë.

Vija me ngjyra

Veshja që e përmbledh optimizmin më mirë sesa gjithçka është pulovra me vija Guçi, që u bë një nga veshjet klasike të kohëve moderne pasi u shfaq në sfilatën e Guçi dhe menjëherë më pas e pamë të veshur nga Alexa Chung, në 2015. Nëse keni para mjaftueshëm për ta blerë, blijeni. Në të kundërt, mund të gjeni një pulovër më të lirë me këtë dizenjo optimiste.

Një fustan La La Land

Imazhi i parë ikonik i stilit të vitit 2017 është Emma Stone që kërcen me Ryan Gosling me një fustan të verdhë, në posterin e filmit kandidat për Oscar, La La Land. Mary Zophres, kostumografja e filmit, tha që kishte synuar që fustanet me ngjyra të ndezura të “të evokonin disa emocione që ndodhen në subkoshencë ose koshencë”. Fustani nuk është një e verdhe shumë moderne, por kombinim i të verdhave që janë shumë familjare për sytë e shikuesit dhe kjo e bën më të këndshme ngjyrën e tij.

Nostalgji për vitet tetëdhjetë

Ndonjë serial, një sfilatë e Louis Vuitton, në javën e modës së Parisit, mund të ketë rindezur në Britani nostalgjinë për veshjet e viteve 1980 siç kujtohen nëpërmjet syzeve me ngjyrat e Spielberg-ut. Mendoni xhaketat sportive mbi këmishat me kuadrata, çanta shpine me kapele bejsbolli dhe xhaketa shumë të mëdha xhins mbi fustanet me lule, siç u panë në sfilatën e Topshop Unique.

Takat e ulëta

Revista e shkurtit të British Vogue flet për rikthimin e takës së shkurtër, që ata e emërtojnë takë kotele. Gati pas dhjetë vitesh me taka të larta, taka e vogël është kthyer si një alternativë serioze mode. Më të shtrenjtat do të jenë këpucët me lidhëza nga pas, Dior, ose bashkëpunimi i Manolo Blahnik me Vetements, saten me ngjyra bizhuterish, por do të ketë mundësi pa fund.  Ndryshimi që  takat e shkurtra i japin silhuetës tënde, kombinuar me aftësitë e duhura të ecjes, do të sjellin pranverë në hapat e tua. Dhe emri në anglisht është i përkryer për ta gëzuar atmosferën: mirupafshim taka vrastare, mirë se vini taka kotele.

Supet e ngrohta

Moda e një shpatulle të zbuluar në 2016 e nënvlerësoi faktin që ato rroba ishin më të vështira për t’u veshur, sesa dukej. Një bluzë që qëndron në pjesën e sipërme të krahëve, e kapur anash e bën të vështirë të ngasësh makinën, të gatuash, apo të kërcesh. Këtë sezon, shpatullat do të jenë sërish në qendër të vëmendjes, por kësaj here, të mbushura me vata, të theksuara, të fryra dhe mundësisht, të tria. I shfaqur në mënyrën më elegante në sfilatën e Balenciaga-s, kjo pamje është për gratë që kërkojnë të zënë më shumë vend dhe jo për ato që kërkojnë të mos duken. Në botën e Trump, një grua me shpatulla, merr më shumë merita.

Printet e lulediellit

Lulet feksëse të diellit në sfilatën Dolce & Gabbana SS17 u vendosën për të qenë më modernet ndër lulet. Duke qenë të nënvlerësuara për shkak të luleve më elegante, vitet e fundit, lulja që kthehet për të parë diellin, shfaq pozitivitetin e sezonit.

Ngjyra ‘kale’

Çfarë fshihet në një emër? Gjithçka. Çfarë dikur emërtohej “ngjyrë ushtarake” është riemërtuar, për një vit më harmonik dhe vegan, me emrin e superushqimit të preferuar të Beyoncé-s dhe Gwyneth-it. Me Pantone-in e gjelbër si nuanca e stinës, edhe për shkak të asociimit të saj me rilindjen dhe rigjenerimin, arsyeja për një xhaketë të re stil parka, këtë dimër, sapo u bë më e fortë.