Çanta më e re nga Fendi, e quajtur "Kan I bag" është çanta must e sezonit pranverë-verë 2017. Modeli feminil i ndërthurur me format simetrike dhe dizajnin kompakt të qëndisjeve delikate e bën një çantë sa komode aq edhe elegante, të cilën mund ta kombinoni lehtësisht me ngjyrat e lehta pastel pranverore.
Jo vetëm në variantin klasik të fotos ilustruese, por edhe në ngjyrat bazike të bezhës dhe bojëqiellit, Fendi Kan I vjen edhe në një stil më casual për paraditet në punë dhe jo vetëm.