Në fakt, duhet ta pranojmë: nuk kemi qenë të vetëdijshmë për veshjet e fëmijërisë. Çdo gjë që ishte në modë, më shumë na imponohej nga nënat tona, të cilat, nuk përpiqeshin shumë që ne të ishim fëmijët më cool në parkun e lojërave. Megjithatë, edhe pse duket qesharake, moda riktheht një ditë. Ashtu si ajo e viteve ’90 ose e fëmijërisë, e cila ka pasur disa elemente, të cilat sot të bëjnë të ndihesh IN dhe cool.
Gati për t’u fshirë pluhurin disa veshjeve?
Duke shfletuar edhe fotot e vjetra, do të vëresh se disa prej veshjeve dhe stilit të fëmijërisë janë rikthyer fuqishëm vitet e fundit. Lista e mëposhtme rendit 10 trende.

Gjerdani në qafë
Gjerdani i lidhur rreth qafës është një nga aksesorët më të përdorur të viteve ’90, i cili këto ditë është rikthyer. Rrëmo nëpër sirtarë dhe ktheje sërish në modë.

Pantallonat e gjera
Nuk ka rëndësi nëse të pëlqejnë të gjata apo të shkurtra. Në thelb, xhinset e viteve ’90 janë kthyer në modë dhe në çdo lloj stili, janë IN. Mos harro ato që janë me xhepa të mëdhënj. Të duhen për telefonin, çelësat e makinës, të kuqin e buzëve, ose edhe disa snacks. Disa gjëra nuk ndryshojnë në fakt, pavarësisht viteve.

Shamia e madhe
Kjo lloj shamie shërbente si aksesor për flokët (trend që ka filluar edhe këtë verë). Është rikthyer për të treguar një vajzë moderne dhe me stil. Por një shami të tillë mund ta përdorësh edhe si shall në qafë apo si aksesor për një fustan mbrëmjeje. Ka shumë mënyra elegante të përdorimit të saj.

Sandalet Birken
Prej kohësh janë konsideruar si të preferuara për ata që ecin shumë, por së fundi janë rikthyer si një veshje tepër komode për të gjithë. Është një stil që është përqafuar në botën e modës, sepse është i kombinueshëm me çdo lloj veshje, xhinse, fustan, fund – është për vajzat cool.

Bluzat e shkurtra
Një bluzë mini dhe shumë komode është trendi që vjen sërish nga vitet e fëmijërisë. Nuk ka rëndësi ç’ngjyrë ka apo ç’model. Sot, është një veshje mjaft seksi që tregon pak nga linjat e tonifikuara dhe sigurish, i lë akoma vend imagjinatës.
.jpg)
Kombinime copash
Është një tjetër trend që është rikthyer. Më çdo lloj cope, por edhe modeli, me fund, pantallona të gjera apo edhe materiale elastike. Një veshje me dy copa të siguron një pamje seksi për të dalë nga turma.

Një bluzë rreth belit
Kush nuk i mban mend ditët kur grupi Nirvana sajonte stilin edhe në këtë formë? Një bluzë e lidhur rreth belit të siguronte një stil rock gjithmonë në vitet '90. Sot, është një mënyrë mjaft e mirë për të siguruar stil.

Xhinset me bel të lartë
Beli i ngushtë dhe i lartë është përmirësuar nga paraardhësit e viteve '90. Mund të kombinohen me bluzat e shkurtra, por edhe me të gjera. Provo edhe xhinset që ka mbajtur mami. E sigurt që janë IN edhe ato.

Atletet me qafë
Nuk janë vetëm klasike, por janë edhe shumë të rehatshme, sepse i japin veshjes një stil tjetër dhe, po ashtu, të sigurojnë një rehati të pamohueshme.

Çanta e shpinës
Trendi i studentëve, por tashmë jo vetëm i tyre. Atëherë kur kemi mbajtur të gjithë librat, sot me këtë çantë mund të mbash brenda të gjitha sendet e tualetit dhe gjithçka tjetër.