Kush nuk i adhuron stiletto-t - takat e larta me majë të hollë për të cilat vajzat janë gati të sakrifikojnë, edhe pse nuk janë shumë komode? Pikërisht nga këto këpucë aq të dashura e kanë marrë emrin edhe thonjtë stiletto, duke qenë se kanë një majë të hollë e të mprehtë, fiks si stiletto-t. Epo, këta thonj po bëjnë namin këtë sezon dhe janë "aksesori" që ju duhet patjetër në plazh. Për të mos përmendur faktin që janë të preferuarit e VIP-ave si: Beyoncé, Rihanna, motrave Kardashian-Jenner etj. Prandaj, nëse ende nuk i keni provuar, në takimin e radhës tek estetistja e dini çfarë do të kërkoni. Mund të frymëzoheni nga modelet e mëposhtme.









