Të kombinohesh për zyrë? Sfida e vjeshtës! Është gjithmonë interesante të shohësh se si në vende pune të ndryshme, veshjet dhe kombinimet e përshtatshme janë gjithashtu të ndryshme. Fatmirësisht, për të gjitha ne, rregullat kanë ndryshuar… Tashmë në çdo lloj zyre, krijimtaria në look-un e përditshëm është kthyer në pjesën më interesante të ditës. Cila është veshja më e rehatshme që do t’ju shoqërojë nga tavolina e zyrës në një dhomë konference? Më poshtë kemi listuar 5 look-et më tredy të vitit!

Mbajeni veshjen tuaj të rehatshme dhe chic dhe harrojeni rrezikun e të ndierit të lodhura! Mbani parasysh vetëm një gjë: Atletet tuaja duhet të jenë mjaftueshëm të larta që mos të duken të ndotura, në një zyrë ligjore nuk do t’jua toleronin këtë gjë!

Sigurisht që fundin treçerekësh me belin lart e keni veshur edhe në kombinime të tjera, por tashmë në look-un tuaj do të ketë një “refresh”. E keni menduar nodnjëherë se materiali i lëkurës do të dukej bukur edhe në këmishë? Ky është kombinimi perfekt për ditën e martë në punë.

Kostumet nuk janë asgjë e re kur flasim për veshjet e zyrës, por ngjyrat në të cilat duhet t’i blini ato, po. Mbajeni “seriozitetin” larg dhe kreativitetin afër duke përqafuar ngjyrat e ndezura këtë vjeshtë. Fakti që veshja juaj nënkupton një veshje punë nuk do të thotë domosdoshmërisht që ajo duhet të jetë e mërzitshme.

Një fustan i bardhë, i zi, gri ose blu, të gjitha këto mund të jenë ngjyrat ideale nga e hëna në të premte, por për t’i bërë gjërat të duken më interesante, shtoni edhe aksesorë në po të njejtën ngjyrë, nga vathët tek këpucët apo çanta.

Po, ju mund të luani me proporcionet nga ora 9 në 5 gjatë orarit të punës dhe ky është një kombinim që vërteton pikërisht këtë! Gjeni një xhaketë “oversize” dhe visheni atë me një bluzë të thjeshtë të bardhë, finalizojeni look-un me një palë këpucë minimale dhe voilà! Ky është kombinimi i duhur për një ditë në zyrë.