Pasarelat më të rëndësishme të modës për gra – Milano, Paris, Londër dhe New York – së bashku me stilistët më me influencë, si përherë kanë dekretuar se cilat do të jenë tendencat kryesore dhe ngjyrat që do të dominojnë për vjeshtë dimër 2015-2016.

Trendet e modës për stinën vjeshtë-dimër 2015-2016, janë me të vërtetë shumë të ndryshme mes tyre: të gjitha gratë që janë të varura nga moda do të kenë sigurisht vështirësinë e përzgjedhjes dhe nuk do të lodhen aspak për ta rimbushur dollapin me veshje ekstravagante, të veçanta dhe origjinale.

 

Sigurisht në tendencat e modës vjeshtë-dimër 2015-2016, ka një vazhdimësi të fortë mes stilit të paparashikueshëm të stinës së dimrit të kaluar dhe atij të tendencave të reja që do të propozohen shumë shpejt: linjat janë të buta dhe të dërgojnë në të kaluarën, ngjyrat janë të ndezura dhe brilante, materialet ekologjikë.

 

Ngjyrat

Edhe pse ende nuk janë zgjedhur zyrtarisht ngjyrat e 2016-ës, mund të krijojmë një ide se cilat do të jenë tendencat në lidhje me ngjyrat këtë sezon përsa u përket veshjeve të grave. E kuqja në variantin e bordosë ose e kuqe që shkëlqen, është një nga ngjyrat që nuk vihet në diskutim përsa u përket palltove dhe fundeve. E zeza, e përjetshme dhe sinonim i elegancës, rikthehet sërish në vëmendje këtë vit për veshjet e sipërme totalisht të zeza dhe me kombinime. Argjendi në versionin metal, shfaqjet në veshjet “mix and match”, në aksesorë dhe bijoux. Nuk do të mungojnë dhe ngjyrat klasike të vjeshtës, në nuanca të ndryshme: kafe, e gjëlbër pishë dhe okër.