Baza klasike, me majë të bardhë, është ndër më të dashurat e thonjve dhe tani është rikthyer. Yjet po eksperimentojnë me variantet e reja “French”, që këtë vit vijnë ndryshe ...

Pas shumë eksperimenteve me ngjyra, lule, metale, manikyri “French” rikthehet në vëmendje gjatë këtij viti duke u bërë një prej tendencave më të pëlqyera. Pamja e re, e krijuar nga Tom Bachik, artisti i thonjve të të famshmëve, është parë te Jennifer Lopez me rastin e sezonit pranverë 2020 të “Guess & Marciano”.

French në tonet e rozës, por edhe të kuqe, turkeze apo pastel janë tendencat që propozojnë nails artist-ët e yjeve. Por edhe me ngjyrat ku shkëputja mes majës dhe pjesës tjetër të thonjve është më pak e dukshme, është gjithashtu e preferuar për sezonin e ri.

Jo vetëm Lopez në çmimet Golden Globe 2020 u pa me “French” në duar. Edhe aktorja Busy Philipps interpreton French në ngjyra më të ndezura. Në vend të tipit klasik të bardhë, zgjidhni rozën pluhur dhe kombinojeni atë me një bazë të kuqe intensive. Midis fanseve të këtij stili manikyrësh është edhe Bella Hadid që nuk heq dorë nga “French” në duar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Natural Ombré French @jlo for @guess 🤍🤍 #nailsbytombachik

A post shared by 𝙏𝙤𝙢 𝘽𝙖𝙘𝙝𝙞𝙠 𝙉𝙖𝙞𝙡𝙨 (@tombachik) on

Shoreditch Nails, një mjeshtër i thonjve në Londër, tha se së fundmi ata i kanë kushtuar një menu të veçantë manikyrëve French. Ndër shtesat e reja janë neoni, gold-i i theksuar, turkeze, bojëqielli, nude etj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@katyperry 💜 #nailsbytombachik

A post shared by 𝙏𝙤𝙢 𝘽𝙖𝙘𝙝𝙞𝙠 𝙉𝙖𝙞𝙡𝙨 (@tombachik) on