E zeza përfaqëson ngjyrën e jo-ngjyrës. E matur, e rezervuar por edhe sensuale, mbi të gjitha ekstremisht elegante: nuk ikën kurrë nga moda.

Ja çfarë ju duhet të për stinët e ftohta:

çizme: të jenë lëkurë ose kamosh, me taka të larta ose të ulta, e rëndësishme është që të keni një palë në dollapin e këpucëve. Arsyeja? çizmet e zeza kombinohen lehtësisht me çdo veshje dhe mund të shfrytëzohen gjatë gjithë vitit.

çanta: vlen i njëjti rregull si për çizmet, një çantë e zezë nuk do t;ju zhgënjejë kurrë, do të jetë përherë një velë shpëtimi për rastet më të dëshpëruara kur mund të jeni në krizë për të kombinuar veshjen me një çantë.

Këmishë: bli një të thjeshtë, me linja modeste dhe mendafsh të butë. Mund ta kombinoni jo vetëm me funde të shkurtër, por edhe me xhinse e pantallona serioze. Dhe do të ndjeheni shkëlqyer e të paaritshëm si në zyrë dhe në mbrëmje kur të dilni për ndonjë pije.

Fustan: nëqoftëse nuk do të jetë fiks pas trupit siç i vesh Audrey Hepburn në "Mëngjes tek Tiffany", sigurisht që do të jetë i zi dhe i rafinuar. Do të mund ta vishni gjatë festave të fundvitit, por edhe darkave me miqtë, e pse jo, edhe në takimin e parë me kandidatin për PRINC të Kaltër.

Këpucë me taka: përveç çizmeve, çdo femër ka nevojë për të paktën një palë këpucë të zeza me takë të lartë. Arsyeja është përherë e njëjta: vishini dhe do të dukeni chic e sexi në të njëjtën kohë.
Xhaketë lëkure: për ato që janë më rock, por jo vetëm. Xhaketa e lëkurës vishet në stinët e ndërmjetme, blijeni një të zezë si veshje kryesore të garderobës suaj të vjeshtës.