Ka diçka shumë të sinqertë këtu, vajza: pantallonat e lëkurës kërkojnë stil. Por nuk janë asnjëherë jashtë mode, veçse kërkojnë veshjen e duhur. Me to mund t’i sigurosh vetes një stil chic, glamour dhe natyrisht, gjithmonë cool. Në rast se vesh diçka që në të vërtetë nuk përbën asnjë sens, ato kanë tendencë të qëndrojnë dhe të duken bukur. Shikoni këto kombinime dhe guxoni më shumë!

Një këmishë me kuadrata, në çdo ngjyrë, me pantallona lëkure. Dhe taka për një look interesant ose këpucë të sheshta për më shumë casual.

Provo pantallonat e lëkurës me një jelek të trashë dhe me çizme të shkurtra. Me një veshje të tillë, dimri nuk do të jetë edhe aq i ftohtë.

Thjeshtë me një bluzë të gjatë me ngjyrë neutrale. Nuk do të duket asnjëherë një pamje e mërzitshme.

Një bluzë e stampuar dhe pantallona lëkurë janë një kombinim shumë i mirë. Shto edhe një këmishë.

Për ditët më të ngohta, lëkura është një kombinim perfekt me xhinsin. Thjeshtë, bukur dhe casual look.

Një pamje shumë elegante krijohet nga një këmishë kremi me pantallona lëkure dhe taka të shkëlqyeshme.

Për ta bërë look-un më interesant, kombino aksesorët. Si në këtë rast, një shall me aksesorë të tjerë, si p.sh. këpucë me printe leopardi.

Një kimono me lule dhe pantallona lëkure – një look i thjeshtë dhe i mrekullueshëm.

Bluzë me vija, xhaketë nude dhe një shall i thjeshtë, së bashku me pantallona lëkure, një veshje tipike zyre.

Gjëra të thjeshta. Pantallona lëkure dhe një pulovër oversize në ngjyra neutrale.

Mund të veshësh pantallona lëkure me xhaketë lëkure. Një look interesant, i cili krijon kontrast me një këmishë rreth belit.

Për pak më sportive, provo edhe pantallona të tilla prej lëkure. Komode, stil dhe casual.

Detaje femërore. Kontast me dantellë dhe lëkurë. Kapela, një detaj tjetër që plotëson.

Provo këtë stil super casual duke veshur pantallona lëkure me converse. Plotëso me një shall Barbery.

Një pulovër e këndshme oversize dhe balerina me pantallona lëkure të ngushta.

Kush tha që nuk duhet të kombinosh vetëm lëkurën e zezë? Provo edhe versionet me ngjyra.

Si mund të dukeshin pantallonat e lëkurës me një bluzë të shkurtër? Hidh sipër një pallto të trashë për të qenë ngrohtë.

Një pulovër e hollë mbi një këmishë të bardhë me pantallona lëkure duket shumë e plotë për një veshje zyre.

Pantallonat e lëkurës me një bluzë të bardhë – dhe për të plotësuar look-un chic një xhaketë minimaliste bardhë e zi.

Gjithçka e zezë duket shumë chic, sidomos kur ka element lëkure. Diferencën në këtë rast e bën kombinimi me pulovër kashmiri.