Festimet për Halloween-in mund të jenë anuluar këtë vit, por atmosfera dhe zbukurimet me kunguj e figura të frikshme s’kanë ku shkojnë. Në Pinterest dhe Instagram kemi parë kohët e fundit se kostumet dhe thonjtë e Halloween-it janë shumë kreativë për vitin 2020.
Duke qenë se shumë festime po bëhen virtualisht këtë vit, kjo i bën thonjtë e Halloween-it të duken edhe më tërheqës. Ato janë argëtuese, si edhe jo dhe aq të vështira për t’u bërë vetë. Shto këtu edhe faktin që duken veçanërisht perfekte për një takim në Zoom me miqtë natën e 31 tetorit për të festuar virtualisht me ta.
Harrojini veshjet e frikshme këtë vit, por përqëndrohuni më shumë te thonjtë dhe bëhuni sa më kreative. Frymëzohuni nga këto modele që janë ndër më të përshtatshmet për manikyrin e Halloween-it për vitin 2020.