Pas më shumë se 18 muajve, kur tendencat e modës patën një tërheqje dhe kostumet sportive zunë të gjithë hapësirën e gardërobës sonë, ky sezon i ri i vjeshtës është rikthyer me një veshje që ju ka munguar për një kohë të gjatë.
Pavarësisht faktit nëse bëhet fjalë për zyrën, drekën me gocat apo netët e takimeve më elegante, njëra prej veshjeve që do t'ju tregojë moderne është rikthyer – prandaj edhe duhet të vraposh për të kërkuar në dollapin e gjyshes.
Koha për të parë përsëri tendencat ka trokitur dhe në veçanti për këtë veshje që nis të përdoret pikërisht në kohën kur moti sapo është ftohur - jeleku i gjyshes.
Me siguri, shumë vajza në Instagram mund t’i keni parë me një stil të ri të veshjes së tyre. Nuk është një model i ri, sepse është një stil që e njihni prej kohësh.
Jelekët e trikotuar, në fakt, kanë qenë të njohura që kur shtëpitë luksoze të modës përfshirë “Prada”, “Gucci” dhe “Dior” i përfshinë ato në koleksionet e tyre AW20.
Që atëherë, ata janë shfaqur sërish, por me modele të ndryshme: të prera në silueta edhe më të mëdha, me modele më të guximshme, me jakë më të mbyllur, më të hapur etj.
Shikoni këto koleksione dhe gjeni të preferuarin tuaj.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram